Nga Agron Brataj

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Indonezi, ku shembja e një ndërtese shkollore ka shkaktuar humbjen e jetës së të paktën 37 personave, ndërsa 26 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Sipas autoriteteve, mëngjesin e së dielës janë shpëtuar gjithsej 104 persona, ndërkohë që janë nxjerrë 141 veta nga rrënojat. Deri tani kemi konfirmuar 37 të vdekur dhe 104 të shpëtuar. Fatkeqësisht, 26 persona janë ende të zhdukur,  deklaroi drejtori i operacioneve të Agjencisë Kombëtare për Kërkim dhe Shpëtim të Indonezisë, Yudhi Bramantyo.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vijojnë me intensitet, ndërsa ekipet e emergjencës janë përballur me kushte të vështira për shkak të terrenit dhe pasojave të shembjes.

Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende detaje mbi shkaqet e aksidentit, por hetimet paraprake dyshojnë për strukturë të dobët dhe ndërtim jashtë standardeve.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje në mbarë vendin dhe ka rindezur debatin mbi sigurinë e ndërtesave publike, veçanërisht atyre arsimore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*