Nga Genta Kaloci
Facebuksa kam një lajm sekret; jam e sigurtë që vrisni mëndjen përse jam me kaq humor, kaq e zgjuar e bredharake. Arsyeja mesa duket ka qënë shumë e thjeshtë. Vendosa ta ndaj me ju, meqse ime ëmë ma thotë shpesh;
Muajin e mjaltit prindërit e mi në korrik 1976 e kaluan te Turizmi në Pogradec. Atë periudhë ishin xhirimet e filmit “Zonja nga Qyteti” dhe nuk kishte dhoma të lira dhe për dy netë kanë ndarë të njëjtën dhomë me artisten e madhe Violeta Manushi. Pas dy netësh, u ankua te sportelisti se nuk mund të ndaj çiftin.
Në sy të prindërve u tha;
– “Këta u martuan për të qënë bashkë, vëreni çiftin në një dhomë, kjo nuk pranohet, njerëzit shyqyr që martohen.”
Sportelisti; – nuk kishim dhoma të lira se, ishit edhe ju të xhirimit.
Nga ai moment Violeta mori plaçkat dhe u sistemua diku tjetër, dmth edhe e madhja Violetë më hapi rrugë.
Ato ditë xhirohej skena me postierin që bie në kanal. Kështu që mendoj se u shua kureshtja juaj pse jam siç jam! Kështu do bjeri dhe kupola e jashtëqitjes në kanalin e drejtësisë e të ligjit.
Humor pa hesap! 😉 😃
Pjesa e dytë!
Fikse edhe në lindje!
Mamka thotë;
– linde fiks në ditët e tua, as nuk more, as nuk linde para se ti plotësoje ditët.
Prandaj jam kaq Fikse, me atë që them dhe atë që Bëj! Gjithçka merr kuptim kur je fiks dhe i përpiktë në jetë!!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*