Nga Ergys Alushi.

Koha për një Pakt Lokal!
Në kushtet e një tendence në rritje të Propagandës Antituristike për Vlorës, është i nevojshem krijimi i një Pakti Lokal!
Të gjithë operatorët turistikë që kryejnë veprimtari në Vlorë, shoqatat turistike, bizneset, përtej interesave personale të fitimeve, duhet të bashkohen për të përballuar situatën e krijuar.
Imazhi i ri turistik i krijuar për Vlorën, i shtyn grupet e interesit të qyteteve të tjera bregdetare që të jenë agresivë ndaj këtij realiteti të ri të krijuar, me qëllim dëmtimin e imazhit.
“AntiVlora”, filloi këtë verë, por do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, përderisa Vlora është gjithnjë e më shumë e preferuara e pushuesëve, brenda dhe jashtë vendit, paçka problemeve që ekzistojnë.
Ndaj “Pakti Lokal” do të ishte një bashkim-organizim perfekt, për të mirën e Vlorës e vlonjatëve.
Një Pakt për çdo rrezik që i shfaqet Vlorës!




