
6 sportistët më të mirë të vitit 1971.
Anketa e shpallur nga klubi “Flamurtari” se kush do te ishin sportistët më të mirë të Vlorës për vitin 1971, do angazhonte një numër të madh sportdashësish.
Gati i gjithë qyteti dukej i angazhuar në këtë anketë
Duhet të zgjidheshin vërtet më të mirët
Në përfundim të anketës u zgjodhën gjashtë sportistët më të mirë
Marianthi Xanina – volejbolliste
ishte sportistja që do të fitonte – 333 vota
Mexhit Haxhiu – futbollist
futbollisti më i njohur dhe rezultativ i ekipit të futbollit “Flamurtari” – 327 vota.
Violeta Mezini – notare në stilin shpinë
disa herë rekordmene në këtë stil – 303 vota.
Festim Arizi – qitës i kategorisë së parë. anëtarë i ekipit kombëtar – 290 vota
Gani Mezini – gjimnast.
“Mjeshtër sporti”, disa herë kampion kombëtar në garat e gjimnastikës – 287 vota.
Ethem Pulaj – mundës.
Dy herë kampion kombëtar në mundje klasike dhe një herë në mundjen sumbo. Anëtar i ekipit kombëtar – 214 vota




