Pse do votoj nacionalistin Ridvan Mersinaj në 11 maj?
Në listën e kandidatëve për deputetë në koalicionin e djathtë, ASHM, në Qarkun e Vlorës, është edhe Ridvan Mersinaj.
Ridvani është Kryetar i Ballit Kombëtar për Vlorën. Vjen nga një familje thellësisht e djathtë.
Gjithë këto vite ka qëndruar koherent me bindjet e tij, edhe kur ka përfaqësuar shumë herë elektoratin e djathtë në Këshillit e Bashkisë Vlorë.
Vlora dhe rrethinat mbajnë një masë të madhe familjesh me prejardhje patriote dhe nacionaliste, arsye kjo që duhet të votojnë Ridvanin.
Duhet ta votojnë Ridvanin sepse ai është përfaqësuesi legjitim ti tyre. Ai i njehë ata, ai i takon ata, ai ka kaluar të njëjtat halle dhe vuajtje me ta gjatë diktaturës komuniste.
Ai gjithë këto vite ka mbajtur gjallë flamurin, zhgabën, nderin dhe dinjitetin e paraardhësve të tyre, duke u përballur çdo ditë me dhunën verbale të të majtës që nuk heq dorë nga tradita e shpifjes.
Qytetarë të Vlorës dhe rrethinave mos e shpërdoroni votën, por hidheni për nderin dhe respektin e atyre burrave që hodhën themelet e nacionalizmit shqiptarë si, Mit’hat Frashërit, Nuredin Bej Vlorës, Ali Këlcyrës, Kadri Cakranit, votoni Ridvan Mersinaj, që të jetë zëri juaj në Kuvendin e ardhshëm.
Shqipëri e Shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*