Nga Agron Brataj

Kur politika kthehet në thashethem. Rrënimi i etikës në degën lokale të PS-së në Vlorë
Në qytetin e Vlorës, një fenomen shqetësues po përshkallëzohet dita ditës brenda radhëve të Partisë Socialiste.
Dega lokale e kësaj partie, e cila teorikisht duhet të jetë një strukturë funksionale e organizimit politik, është kthyer në një platformë thashethemesh dhe përçarjeje, më shumë se në një qendër politike me vizion dhe angazhim për qytetarët.
Anëtarët e kësaj strukture janë më të angazhuar me portalet sesa me punën konkrete në terren. Dita e tyre politike duket se fillon dhe mbaron me dërgimin e mesazheve anonime, ku përfliten njerëzit mes tyre, tregohen lidhje personale, tregojn dashnoret e njeri tjetrit përhapin thashetheme dhe banalizohet çdo debat. Në vend që të punojnë për qytetin dhe komunitetin, janë përqendruar në përçarje dhe prishje imazhi të njëri tjetrit.
Më tragjikja është se ky degradim nuk ndodh në mënyrë të organizuar ndodh në grupe të vogla, në kafene, ku mjafton të ngrihet një person nga tavolina, dhe tre të tjerët e mbetur fillojnë ta përflasin ate pa asnjë etikë.
Sa më pak persona mbesin, aq më e dobët bëhet loja, por kurrë nuk ndalet. Kur mbetet vetëm njëri, lind pyetja? A fillon të flasë për veten, apo vazhdon t’i dërgojë mesazhe portaleve?
Kryeministri duket se e ka kuptuar prej kohësh këtë situatë. Ai e ka parë se këto mostra politike nuk janë më burim force, por kancer që e konsumon strukturën nga brenda.
Ndoshta është pikërisht kjo arsyeja pse pushteti, ngadalë ngadalë por sigurt, po rrëshqet drejt të djathtës ose se bashku për 2030-tën jo sepse janë më të mirë.
E djathta të paktën di të simulojë ndërtimin e institucioneve, të ruajë pak seriozitet, të shtiret më mirë. Ndërsa ju, këtu në Vlorë, jeni bërë simboli i shembjes morale të një partie të tërë, përçartje, zili, xhelozi dhe zero produkt.
Dhe nesër, kur qytetarët t’ju braktisin dhe t’ju japin atë që meritoni, do thoni kur ishim keq, ishim më mirë. Po, të paktën atëherë keni pasur një minimum turpi dhe nuk ishit kthyer në karikatura portalesh.
Sepse të paktën në ato kohë të vështira, nuk ishte turp të ishe pjesë e politikës. Tani, me këtë nivel banaliteti, as sherri nuk ka më kuptim sepse nuk do tju afrojn me as te dera e selisë.




