Nga Agron Brataj

Sot Kryeministri i mori dhe sikur i vari me kapsa në tela. Nuk bëri keq! Por problemi është se aty u var edhe i afti, edhe i paafti. Tani, çfarë do presim? Që drejtuesit e rinj do vijnë me shkopin magjik dhe do i zgjidhin problemet që për dekada nuk janë zgjidhur?

Edhe gjyqet u bënë, fajtorët dolën. Po tani, çfarë do bëhet? Mua më duket tamam si ai filmi me Looney Tunes, ku për 30 vjet rresht Kojoti nuk e kapte dot Rrëshqitësin (Beep Beep!), dhe në fund u lodh dhe tha:
“U  P. e s’mës! Po tani, çfarë bëj?

Tani do kemi drejtorë nga zona e Lumit, drejtorë të kryetarëve të partisë, drejtorë nga PD që vijnë me rekomandimin e deputetes… dhe me sa duket, Endri do bëjë propozimet e tij nga PDIU. Kaq shpejt u zgjidh problemi 30-vjeçar me shkopin magjikë

Një këshillë e vogël për të gjithë ju gjyqtarët e sotëm që gjykyan cdo gjë edhe figurat 100 her më të pstra se ju, mos harroni, shumë shpejt do jeni vetë në bankën e të akuzuarve. Dhe për ju do jetë më keq  sepse as në politikë s’keni lënë gjurmë, e as ndonjë kontribut në komunitet s’keni dhënë. Vetëm vendime “copy-paste” e lapsa të ngjeshur pas veshit, që tani s’ju ndihmojnë dot më.

Dhe një mendim tjetër,  nëse problemet do zgjidheshin me zëvendësime e emërime, atëherë çuditërisht Shqipëria do ishte Zvicra e Ballkanit… por ne ende po na del ujku në qendër të Tiranës, dhe jo nga mali!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*