Nga Sebastiano Consentino
Torino
Tani është zyrtare: Alisha Lehmann nuk është më pjesë e Juventus Women. Klubi bardhezi ka konfirmuar transferimin e sulmueses zvicerane te Como Women, duke i dhënë fund një aventure të shkurtër, por të suksesshme në Torino.
Faleminderit për gjithçka Alisha, të urojmë suksese në të ardhmen, shkruhet në deklaratën zyrtare të publikuar nga klubi.
Lehmann largohet pas vetëm një sezoni me Juventusin, gjatë së cilës regjistroi 22 paraqitje dhe ndihmoi skuadrën të fitonte titullin kampion. Ajo ka lënë gjurmë në historinë e klubit, duke vendosur disa rekorde personale
Është e para zvicerane që ka shënuar një gol me fanellën e Juventusit.
Është njëra ndër pesë lojtaret që kanë shënuar në ndeshjen debutuese në Serie A me fanellën bardhezi gjatë katër viteve të fundit.
Vetëm Amalie Vangsgaard (17) ka më shumë paraqitje si zëvendësuese në Serie A 2024/25 sesa Lehmann, e cila ka hyrë në lojë nga stoli në 10 ndeshje.
Transferimi i Lehmann te Como pritet të jetë një shtysë e rëndësishme për ekipin, ndërsa për Juventusin mbyllet një kapitull me një emër të madh të futbollit femëror evropian.





