Nga Agron Brataj
Çfarë dimë me siguri?
1. “Dasma e Skënderbeut” në Kaninë, prill 2018
Organizuar nga Fate Velaj për përkujtimin e dasmës historike të Skënderbeut, në bashkëpunim me shoqata kulturore dhe komunitetin lokal
Aktiviteti pati pjesëmarrje nga arbëreshët, bashkë me grupe nga Kosova, Mali i Zi, e më gjerë
2. Akuza për përdorim të fondeve publike, dhe reagimi i Velajt
Auron Tare, drejtues i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, e kritikoi ngjarjen si një “farë komike” dhe ngriti akuzën se eventi kishte marrë 25 milionë lekë publike
Nuk u mor asnjë lek nga Ministria e Kulturës. As nga Bashkia e Vlorës. ZERO. Festa u financua nga djemtë e Kaninës, deklaroi Fatmiri,
Deri këtu, ish-deputeti i skaduar ka të drejtë kur thotë se dasma u financua nga Djemtë e Kaninës. Por misteri i 25 milionëve nuk u sqarua kurrë. Pas kësaj, Shoqata “Kanina” e shkarkoi nga posti i kryetarit dhe më pas e përjashtoi edhe nga radhët e saj.
nga këto fonde 5 milion lek i transferoi në llogarinë e nipit të tij, Francesko Muçaj, ku sot Mucaj mbanë postin e Drejtorit të shërbimit të Provës,
4. Lidhje me Austrinë dhe pasuritë e deklaruara
Fatmiri ka mashtruar shtetin austriak ose ka fshehur pasuri në mënyrë të paligjshme. Ambasadori, përveçse ishte me dy shtetësi, ka mashtruar autoritetet austriake duke deklaruar se nuk kishte asnjë pasuri në pronësi dhe për këtë arsye përfitonte ndihmë ekonomike nga shteti austriak.
Megjithatë, situata ndryshoi kur ai u zgjodh deputet, pasi ishte ligjërisht i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë. Në atë deklaratë zyrtare rezultoi se ai zotëronte një pasuri prej 1.77 milionë eurosh. Ky kontrast i thellë mes deklaratave të tij në Austri dhe në Shqipëri hedh dyshime serioze mbi integritetin e tij dhe ngre pyetje të forta mbi burimin real të kësaj pasurie.
Media austriake raporton për emërimin e Fatmir Velajt (Fatmir, Fate) si ambasador i Shqipërisë në Vjenë, duke ngritur çështjen e shtetësisë së dyfishtë dhe disa dyshime për fshehje të familjarëve në ambasadë
Media investigative austriake “FoB” shkruan se ambasadori shqiptar Fate Velaj ka fshehur në ambasadë kunatën e tij, e cila është shpallur në kërkim nga SPAK në lidhje me dosjen “Toyota Yaris”.
Sipas kësaj media, thuhet se Velaj ka fshehur kunatën e tij Erjona Daupaj në ambasadën në Vjenë.
“Ambasada mund të ketë shërbyer si një vend strehimi për të, duke ngritur pyetje në lidhje me imunitetin e mundshëm diplomatik dhe rolin e ambasadës në parandalimin e veprimeve ligjore” thuhet në shkrim e publikuar një ditë më parë.
Media “FoB” thotë se nuk ka mundur të marrë një koment nga ana e ambasadorit shqiptar ndërsa shton se rasti Velaj nuk është një skandal i izoluar, por një simbol i dështimit strukturor dhe abuzimit me pushtetin.
Po ashtu në shkrim theksohet se Fate Velaj mund të ketë lidhje edhe me shërbimin sekret të ish-Jugosllavisë.
“Ka gjithashtu indikacione se mjedisi i Velajt ka lidhje të mundshme historike me shërbimin sekret të ish-Jugosllavisë. Ekipet gazetareske në Shqipëri po ndjekin aktualisht pistat përkatëse”, shrkuan FoB.
Në formularin e deklarimit të pasurisë në Parlament (vitin 2017), Velaj ka deklaruar pasuri të konsiderueshme prej rreth 1.77 milionë euro, duke përfshirë apartament, depozita, koleksione arti, etj.





