Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka mbledhur me urgjencë Kryesinë e kësaj partie, pas publikimit të 16 përgjimeve të reja nga gazeta gjermane Bild.
Kryemadhi shprehet se nga këto përgjime është vërtetuar 100% blerja e votave dhe se vet Rama qëndron sipas saj në krye të masakrës zgjedhore. Ajo thekson se në këtë moment, shpëtimi i vetëm për vendin është qëndresa e opozitës.
‘Situata politike është tepër e rende. Shkaku i vetem i nje krize te tille te shumeanshme eshte Edi Rama dhe rilindja. U provua hapur se Rama eshte kryeminister ilegjitim. U provua totalisht se zgjedhjet jane ilegjitime. U provua 100% vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve.
Edi Rama personalisht ne krye te masakres zgjedhore. Doreheqja e menjehershme e Rames e pashmangshme. Perfshirja e krimineleve u faktua katerciperisht.
Blerja e votave damka e pashlyeshme e rilindjes. Kercenimet me vendin e punes per votat praktike e piset e rilindjes. Edi Rama kurre më nuk mund te administroje zgjedhje. Rama eshte shkaku sepse deshtoi hapja e negociatave per anetaresim ne BE.
Kriminalizimi zgjedhjeve,i qeverisjes dhe korrupsioni i cfrenuar bllokuan integrimin. Largimi i Rames detyrim per te shpetuar Shqiperine nga kaosi. Percarja dhe konflikti i eger eshte synimi i vetem i Edi Rames.
Opozita eshte me e vendosur se kurre qe te mos beje asnje hap pas ne luften e saj per rikthimin e votes se lire dhe per te pastruar rrenjesisht vendin nga krimi i organizuar,trafikantet dhe korrupsioni pa fre.
Qendresa e opozites eshte shpetimi i vetem perball qeverise dhe parlamentit te kriminalizuar’, është shprehur kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.




