Zëdhënësi i Kremlinit: I mundshëm, por tani nuk ka nevojë. Duhet punuar për çështjen e Ukrainës.

Një takim urgjent mes presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan Donald Trump është i mundur, por aktualisht nuk është i nevojshëm.
Kështu ka deklaruar për agjencinë TASS zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

Është më e rëndësishme të kryhet një punë shumë e kujdesshme mbi çështjet që lidhen me marrëveshjen për Ukrainën, jo të përqendrohemi te një samit, theksoi Peskov, duke lënë të kuptohet se Moska nuk e sheh për momentin të domosdoshëm një takim të nivelit të lartë mes dy liderëve.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore të Rusisë kanë shkatërruar 164 dronë ukrainas gjatë natës mbi disa rajone ruse, si dhe mbi Detin Azov e Detin e Zi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*