🇦🇱✨🇺🇸 NË BOOKFEST 2025 – NJU JORK
ME ZËRIN E POEZISË SË ATDHEUT 🇺🇸✨🇦🇱

Më 29–30 Nëntor 2025, në metropolin e gjallë të Nju Jorkut, u zhvillua Panairi i Librit “Bookfest 2025”, një ngjarje e madhe kulturore e diasporës shqiptare, organizuar me përkushtim e dinjitet nga Federata Panshqiptare “Vatra” SHBA.

Ishte për mua nder i lartë, krenari dhe privilegj që të jem pjesë e këtij eventi si poet dhe autor i shtatë vëllimeve poetike kushtuar atdheut ― një zë i vogël në oqeanin e madh të kulturës sonë kombëtare, por me zemër të përkushtuar ndaj fjalës shqipe.

📚 Gjatë këtyre dy ditëve pata nderin të takohem me:
lexues të apasionuar,
intelektualë e krijues të diasporës,
veprimtarë të çështjes kombëtare,
miq të librit e të kulturës shqiptare.

Çdo takim, çdo fjalë dhe çdo përqafim më dha më shumë fuqi, mirënjohje dhe frymëzim për të vazhduar rrugën time letrare dhe misionin për të mbrojtur e lartësuar vlerat tona kombëtare.

Ky panair nuk ishte thjesht një prezantim librash
ishte festë e letêrsisë sonē kombëtare ,dritë, bashkim,
ishte zëri i Shqipërisë në Amerikë,
ishte shpirti ynë i përbashkët që rrah për Atdheun.

Ky panair ishte shumë i suksesshëm, një ngjarje që arriti pritjet dhe u shndërrua në një festë të vërtetë të librit dhe kulturës shqiptare. Organizimi i përkryer, vizitat e shumta, interesimi i lexuesve dhe atmosfera plot energji e respekt e bënë këtë edicion një prej ngjarjeve më të veçanta të komunitetit tonë në diasporë.

Suksesi i panairit tregoi edhe një herë se fjala shqipe ka forcë, se libri i bashkon shqiptarët kudo që janë dhe se kultura jonë ruhet e rritet me dashuri, përkushtim dhe unitet,

🙏 Falënderim të përzemërt për:
Federatën Panshqiptare “Vatra”,
organizatorët, bashkatdhetarët dhe çdo pjesëmarrës
që e bëri këtë aktivitet një kujtim të paharrueshëm.Por një falënderim i thellë për të gjithë sponzorët që mbështetën akomodimin tim pêr shtatë ditë me radhē të pjesëmarrjes dhe qëndrimit tim në Shba në kuadër të aktiviteteve promovuese letrare .

Me respekt, mirënjohje dhe dashuri për Atdheun,
🇦🇱 Ilmi Tahiri  Poet i Atdheut 🇦🇱

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*