Nga Agron Brataj

Dy ditët e fundit, të gjitha  e mediat dhe rrjetet sociale janë mbushur me lajme dhe pretendime për arrestimin e Nicolás Maduro-s nga forcat speciale amerikane. Opozitarë të ndryshëm kanë festuar me zhurmë, duke e paraqitur këtë si një fitore të madhe dhe duke u përpjekur t’ua shesin si shpresë atyre pak mbështetësve që u kanë mbetur.

Nga ana tjetër, edhe pushtetarët kanë dalë në mbështetje të Donald Trump-it dhe të Amerikës.

Por e vërteta është tjetër. Atij elektorati i ka mbetur shumë pak besim, sepse për më shumë se 12 vjet janë po të njëjtat fytyra, të njëjtat premtime dhe i njëjti dështim. Dymbëdhjetë vjet në opozitë pa qenë të aftë të rrëzojnë një qeveri që, sipas tyre, është “e dobët” dhe “në rënie”. Kjo tregon jo forcën e kundërshtarit, por pafuqinë e tyre.

Shqiptarët sot nuk janë më naivë. Ata e kanë kuptuar se në shumë raste palët politike sillen sikur luftojnë mes tyre, por kur preken interesat personale, votat bashkohen pa asnjë turp. Kemi parë raste konkrete: nga Avokati i Popullit, te institucione të tjera kyçe, ku marrëveshjet nën tavolinë kanë qenë më të forta se çdo fjalim publik. Ditën shahen, natën merren vesh.

Sot disa prej tyre u gëzuan publikisht për Maduro-n, por në realitet dridhen. Jo për fatin e tij, por sepse e dinë që fundi i tyre po afrohet ngadalë, por pa kthim. Një ditë, llogaria do të kërkohet dhe do të duhet të paguhen të gjitha të këqijat që i janë bërë këtij populli.

Ju nuk keni as fuqinë dhe as peshën gjeopolitike të Maduro-s. Prandaj jeni “të qetë”: Amerika nuk ka interesa të mëdha te ju. Ju mjaftoi ajo pak naftë  në Manz që ia dhatë disa kompanive të huaja , u zhytët në korrupsion, e çuat sektorin drejt falimentimit dhe në fund ia dorëzuat dikujt tjetër, gjithmonë nën kontrollin dhe interesat tuaja.

Sot festoni në Facebook. opzitarë dhe pushtetarë, Nesër do të përballeni me realitetin. Dhe ai realitet nuk harrohet, as fshihet me propagandë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*