Agron Brataj

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se mund të përballet me një zgjedhje të vështirë mes aneksimit të Groenlandës dhe ruajtjes së NATO-s.

Mund të jetë një mundësi, është shprehur Trump në një intervistë për New York Times, duke lënë të hapur skenarin e një përplasjeje strategjike mes interesave territoriale dhe angazhimeve të SHBA-së në Aleancën Atlantike.

Sipas tij, Rusia dhe Kina nuk janë të frikësuara nga NATO-ja, përveç rolit që luajnë Shtetet e Bashkuara brenda saj.

Rusia nuk është aspak e shqetësuar nga NATO-ja, përveçse për ne. Kina gjithashtu jo, ka deklaruar Trump.

Ai ka kritikuar ashpër edhe Evropën, duke thënë se kontinenti po ndryshon ndjeshëm dhe se ka nevojë për një rregullim të thellë të qëndrimeve dhe politikave të tij.
“Evropa po bëhet një vend shumë i ndryshëm dhe duhet vërtet të rregullohet. Dua që të rregullohen”, ka theksuar Trump.

Deklaratat e tij pritet të shkaktojnë debat të fortë në qarqet diplomatike dhe politike, veçanërisht në lidhje me të ardhmen e NATO-s dhe marrëdhëniet transatlantike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*