Agron Brataj

Një incend i madh ka rënë gjatë natës në Napoli, në zonën qendrore të lagjes Chiaia. Flakët kanë përfshirë zonën e Teatro Sannazaro, duke dëmtuar edhe kupolën e këtij teatri historik.

Në vendngjarje ndërhynë disa skuadra të zjarrfikësve, të cilët punuan për shuarjen e zjarrit dhe vënien nën kontroll të situatës. Sipas informacioneve të para, katër persona kanë pësuar intoksikim nga tymi dhe janë asistuar nga shërbimet mjekësore.

Zona përreth u përfshi nga një tym i dendur, duke e bërë ajrin pothuajse të padurueshëm për banorët e lagjes. Autoritetet po hetojnë për të zbardhur shkaqet e zjarrit dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara në ndërtesën historike.

Teatri Sannazaro konsiderohet një nga hapësirat kulturore më të rëndësishme të qytetit të Napolit, ndaj ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitetin lokal.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*