Agron Brataj

Në një botë me mbi 8 miliardë njerëz, ai që shihni këtu i shtrirë në foto, ndoshta mund të kishte qenë dikush që do të kontribuonte për ta bërë botën më të mirë, ndoshta edhe për ta shpëtuar në këto momente kritike ku ajo ndodhet sot. Megjithatë, ajo që shohim është se pothuajse e gjithë elita e sigurisë amerikane është angazhuar maksimalisht për arrestimin e tij, pas atentatit që supozohet të kishte në shënjestër Trump.

Kjo ngre një pyetje të madhe dhe të dhimbshme: a është angazhuar ndonjëherë kjo siguri botërore me të njëjtin intensitet për të mbrojtur fëmijët e pafajshëm në Gaza, në Iran, në Ukrainë apo në shumë vende të tjera të botës që përballen çdo ditë me luftë, dhunë dhe pasiguri? Përgjigjja duket e qartë: jo, asnjëherë në të njëjtën masë.

Është e vështirë të kuptohet se si, për një individ të vetëm që konsiderohet i çmendur, mobilizohen burime kaq të mëdha dhe njerëzit janë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetën e tyre, ndërkohë që miliona jetë të pafajshme, sidomos të fëmijëve, nuk marrin të njëjtën vëmendje, mbrojtje dhe përkushtim nga kjo siguri globale. Ky kontrast i fortë na bën të reflektojmë mbi prioritetet e botës në të cilën jetojmë sot.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*