22 korrik 2026 Moti i keq që përfshiu vendin gjatë natës ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, kryesisht në qytetet bregdetare.

Në Sarandë, era e fortë dhe reshjet kanë rrëzuar disa pemë, të cilat kanë dëmtuar automjete të parkuara.

Situata ka qenë problematike edhe në Vlorë, Gjirokastër e Ksamil, me erë të fortë, shtrëngata dhe reshje intensive.

Fatkeqësisht, siç kemi mësuar deri më tani, një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka humbur jetën gjatë ndërhyrjeve në Himarë për rikthimin e energjisë elektrike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*