Një 16-vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë për shkak se së bashku me disa bashkëmoshatarë të tjerë, kanë përdhunuar një 8-vjeçare.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur 3 javë më parë në zonën e Arapajt, ndërsa policia e Durrësit e ka mbajtur të fshehtë.
Kanë qenë 5 të rinj ata që kanë abuzuar mbi të miturën, ndërsa vetëm njëri prej tyre është vënë në pranga sot nga ana e policisë.
Dyshohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në shkollën ‘’Myslim Dida”, në katin e katërt të godinës.
Sipas banorëve e mitura u gjet e lidhur nga mësuesit e shkollës, ndërsa policia edhe pse është lajmëruar nuk ka vepruar dhe as nuk e ka raportuar ngjarjen.





