“Shqipëria nuk ështē e varfer, ështē e vjedhur!”,kështu shprehet ish deputeti i Partisë Demokratike teksa denoncon grabitjen e një tjetër pasurie publike dhe kthimin e saj në PPP. Bëhet fjalë për Kepin e Rodonit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ish-deputeti demokrat, ka publikuar dokumente se si Qeveria Rama ka nisur hapjen e procedurave për dhënien me koncesion të Portit të Jahteve “Marina Rodon’.

Postimi i plotë:

Kepi i Rodonit me PPP!

Dje Saranda sot Rodoni….Çdo ditë një vjedhje! Sot një llokmë tjeter nga pasuria e Shqipërisë bëhet gati për “pronësim”!

Jepet me PPP, një nga asetet më të kërkuara më me vlerë deri sot e diskutuar shumë se si do të mund të përdorej me mirë.

Gjithçka me PPP, çdo pronë publike, çdo aset kombetar, toka, dete, lumenj, miniera, minerale, naftë….gjithçka në disa duar ndërkohë që çdo ditë rritet represioni ndaj të varfërve, njerezve qe derdhin gjak per te siguruar ushqimin e përditshëm,

Çdo PPP ështē interes dhe përfitim direkt pa asnjë kontribut pêr publiken, në shumicën e PPP janë para të buxhetit që i kalojnë për administrim xhepit të oligarkëve!

Shqipëria nuk ështē e varfer, ështē e vjedhur!

No photo description available.

Image may contain: people standing, ocean, sky, outdoor, nature and water

Image may contain: mountain, outdoor, nature and water

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*