zbardhen detaje të reja nga vrasja e dyfishtë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Laçit, ku nga të shtënat me armë zjarri humbën jetën dy të rinjtë Jani Jushi 30 vjeç dhe Mikel Jushi 35 vjeç. Autorët e vrasjes janë Vincenc Pali (Bushi) dhe Markel Bushi, ndërsa dyshimet e para lidhen me konflikte të vjetra mes autorëve dhe dy viktimave, që janë edhe kushërinj të parë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 në qytetin e Laçit, afër një lokali ku ndodheshin viktimat dhe autorët. Dëshmitarët thanë se dy viktimat ndodheshin në një tavolinë dhe kanë debatuar me autorët.
Dy kushërinjtë u transportuan me urgjencë drejt Tiranës menjëherë pas ngjarjes, por nuk arritën të mbijetonin për shkak të plagëve të marra.
Ende nuk dihen shkaqet e përplasjeve mes tyre, ndërsa hetimet janë shtrirë në disa pista. Dy të rinjtë (djem xhaxhallarësh) u dërguan mbrëmë në një spital privat në kryeqytet, por ndërruan jetë në sallën e operacionit.

Policia e Kurbinit ka identifikuar e shpallur në kërkim dy persona, të cilët dyshohen si autorë të vrasjes së dy të rinjve mbrëmjen e djeshme në qytetin e Laçit.




