Detaje të rëja kanë dalë lidhur më vdekjen e 53 vjeçares Antoneta Hoxha në Memaliaj.
Sipas informacioneve paraprake nga policia po hetohet për një vrasje të mundshme.
Dyshohet se 53 vjeçarja është vrarë nga bashkëshorti i saj Skënder Hoxha.
Antoneta Hooxha, u gjet mëngjesin e sotëm pa shenja jete nga familjarët në banesën e saj në Vagalat të Memaliajt.
Sipas të afërmve thuhet se 53 vjeçarja kishte dëmtime në kokë dhe në krahun e majtë.




