Për 2 orë opozita ka zhvilluar protestën e radhës duke bllokuar akset rrugore në 12 qarqe. Thuajse në të gjithë zonat u dogjën goma apo dhe u ndezën tymuese.

Nuk u shënuan incidente, por në Gjirokastër ish kryetrari i komunës së Lazaratit Dashamir Aliko kishte një debat me drejtuesit e policisë. Shkak u bë bllokimi i rrugës.

Edhe në Fier u shënuan përplasje me ish deputetin Luan Baçi.

Drejtuesit e protestës morën masat për të lejuar autoambulancat. Në 6 qarqe në harkun kohor të dy orëve kaluan 11 të tilla.

Në Durrës drejtuesit e protestës u detyruan të ndërhynin për ti hapur rrugën një prej autoambulancave që kaluan.

Në Durrës kryetarja e LSI theksoi se protesta është një e drejtë e qytetarëve.

Kryemadhi: Këto akoma nuk kanë filluar të kuptojnë që mosbindja civile akoma nuk ka filluar. Sot shqiptarët janë të gatshëm për tu përballur dhe për ti dhënë fund këtij genocidi heshtës.

Në Elbasan kryetari i PD Lulzim Basha kërkoi prej faktorit ndërkombëtar të mos ndërmarrin bllokimin e vizave.

Basha: Sot ju drejtohem miqve tanë evropianë dhe i them, mos ndëshkoni popullin tim, mos riktheni vizat për shqiptarët. Ne do tja heqim vizën Edi Ramës dhe krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Basha tha se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, por një datë tjetër do të caktohet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Basha: Beteja vazhdon. 30 qershori do të jetë dita e bashkimit të shqiptarëve, Në 30 qershor ne nuk do lejojmë krimin të diktojë zgjedhjet në Shqipëri. Zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë, proces farsë zgjedhor nuk do të ketë. Në 30 qershor do të caktojmë një datë tjetër për zgjedhjet vendore dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, nën kujdesin e një qeverie tranzitore pa Ramën kryeministër.

Në mbyllje të protestës opozita ndezi fishekzjarr, ndërsa Basha ftoi për një tjetër protestë, duke folur edhe për rotacion politik.

BashaKjo betejë që kemi nisur ka transformuar brenda 10 javëve Shqipërinë. Sot shqiptarët e bashkuar rreth opozitës janë mazhoranca e re. Jemi bashkë jo vetëm për një rotacion politik, por për ti dhënë fund tranzicionit të zgjatur dhe për të hapur bashkë derën për në Evropë.

Basha i bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës në 11 maj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*