Klubi i Shkrimtarëve “Petro Marko” në qytetin e Vlorës ka organizuar një mbrëmje poetike me temë:

“Shkëmbime letrare mes poetëve vlonjatë dhe suedezë”. Pjesë e këtij eventi ishin edhe Znj. Kristin Bjarnadottir dhe Znj Anna Mattsson.

Por ajo që e bëri më të veçantë  këtë event kulturor ishte pjesëmarrja e sopranos së mirënjohur në mjaft skena europiane Alisa Katroshi.

Sopranoja Katroshi me anë të interpretimit të saj dhuroi mjaft emocione për të gjithë pjesëmarrësit në këtë event kulturor.

Por kush është Alisa Katroshi?

Alisa Katroshi ka studiuar për kanto, pranë Akademisë së Arteve, Tiranë, ku është diplomuar me rezultate të larta. Në vitin 2005 fiton çmimin e dytë në konkursin nacional “Jorgjije Truja”, ku edhe fiton një bursë nga Instituti Italian i Kulturës për një masterclass në Konservatorin e Veronas. Në vitin 2006 nis studimet në Konservatorin e Veronas, ku diplomohet me rezultate të larta nën udhëheqjen e sopranos Maria Noto. Përpos tjerash ka bërë kurse perfeksionimi me këngëtar botërore si, Mirella Freni, Fiorenza Cedolins dhe Daniela Dessì, etj. Ka fituar edhe konkurse të ndryshme si: Çmimin Antoni Salieri. në konkursin e 1 ‘Giovani Musicisti’, fituese e konkursit Internacional ‘Villa in Canto’, Verona, Cmimin e parë si zëri më I mirë në ‘Concorso Internazionale Anita Cerquetti’. Në vitin 2014 ajo është finaliste në Concorso Lirico Internazionale Cav.Davide, dhe fiton të drejtën për të qenë pjesëmarrëse në koncerte të ndryshme në Gjermani.  Repertori i saj përmban një gamë të gjerë me pjesët e kompozitorëve si G. Verdi, G.Puccini, etj. Alisa është pjesë aktive e mjaft ngjarjeve kulturore- artistike në salla të ndryshme prestigjioze në Itali. Jeton prej disa vitesh në Hungari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*