Dy gola në po aq ndeshje të luajtura me skuadrën e tij, Akhisarspor, që aderon në Ligën e parë të kampionatit turk. Ky është padyshim momenti i sulmuesit të përfaqësueses së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi.

Në fakt, sulmuesi kavajas, në harkun kohor të dy javëve, pas dy golave të shënuar për kombëtaren në ndeshjet ndaj Francës dhe Islandës, të vlefshme për kualifikueset e Europianit 2020, është shndërruar në vendimtar edhe për skuadrën e tij në kampionatin turk.

Kështu, Cikalleshi vulosi këtë të dielë fitoren e Akhisarspor në shifrat 3-1 ndaj Hatayspor, kur në minutën e 3 shtesë dërgoi topin në rrjetë. Menjëherë pas golit, shqiptari është ndëshkuar edhe me karton të verdhë. Një fitore që katapulton skuadrën e shqiptarit në vendin e dytë të klasifikimit, me pikë të barabarta me ekipin e vendit të parë, në kuotën e 10 pikëve në 5 javë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*