Arba dhe Iris janē padyshim tifozët më të vegjël e më simpatikë që mund të ketë skuadra e Tironës.

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka thyer rregullat teksa ka shpërndarë një foto të dy vajzave të saj binjake Arba dhe Iris të veshura njësoj me fanellën e skuadrës së Tironës.

Pavarësisht se Tirana humbi dje derbin me Partizanin,vogëlushet janë një nga fotot më të bukura të ditës.

Duke u kujdesur të mos zbulojë fytyrën e vogëlusheve të saj, vogëlushet e veshura matchy-matchy me bluza të personalizuara, politikania shkruan mbi foto:

“Me ty u linda
Me ty u rrita
Vetëm Tirona
N’stadium bërtita”…

Dy vogëlushet e lindura në qershor të 2017-ës, e bën nënë Joridën për herë të parë e sot janë motrat e mëdha të vëllait të tyre Dren që erdhi në jetë në Korrik të këtij viti.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*