Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte do të zhvillojë sot një vizitë zytare në Tiranë.

Mësohet se kreu i qeverisë italiane do të pritet nga kryeministri Edi Rama në orën 15:30 në Pallatin e Brigadave, ku më pas do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në orën 17:30, ai do të pritet edhe nga kreu i Shtetit, Ilir Meta në ambientet e Presidencës.

Kjo është vizita e parë e Contes në vendin tonë. Vizita vjen vetëm pak ditë para vendimit të BE-së për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*