Qarku i Dibrës është zbardhur nga dëbora gjatë natës. Mësohet se në lartësinë 800 metra mbi nivelin e detit ka patur reshje të dendura dëbore në këtë qark.

Deri më tani nuk raportohen probleme me qarkullimin, por reshjet e borës mund të shkaktojnë probleme në bujqësi. Mësohet se në Lurë trashësia e borës shkon deri në 5 cm.

Prej ditësh moti i keq ka pushtuar të gjithë vendin dhe reshjet e dëborës në këtë periudhë janë një fenomen i rrallë në Shqipëri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*