Nga Ergzs Alushi

Krijuar më 4 dhjetor 1942 në fshatin Gjorm

E para çetë antifashiste në Jug të Shqipërisë

E para çetë që bashkoi labërit në të parën betejë frontale kundër italianëve, që njihet në histori si “Lufta e Gjormit”

Por, në 27 gusht 1943, me porosi të Enver Hoxhës, në një pritë pabesie do të vritej komandanti i çetës Neki Ymeri dhe luftëtari Xhafer Dalani.

Ishte koha kur Enver Hoxha me direktivat e jugosllavit Mugosha, që strehohej në Vlorë, kishte filluar revanshin drejt marrjes në kontroll të grupeve komuniste, guerrile e antifashiste, nëpërmjet vrasjeve pas shpine, pa gjyq dhe mes njeri tjetrit.

Dhe Vlora ishte arena e krimeve të tilla, ku mbetën të vrarë shumë vlonjatë.

Vrasja e Neki Ymerit eshte një njollë e errët në historinë e Vlorës, të periudhës së luftës, por eshe në vazhdim.

Vrasësit në pritë u bënë “Heronjë të Popullit”, kurse komandanti u shpall armik, pa bërë asnjë faj apo krim!

Për ngjarje të tilla historia ka nevojë për “Vetting”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*