Paniku për koronavirus ka kapur të githë vendet e botës, ndërsa dyshohet se numri i të prekurve ka arritur në qindra.

Vetëm në Mretërinë e Bashkuar 14 persona u janë nënshtruar testeve për të parë nëse janë prekur nga virusi që deri tani ka prekur 820 persona.

Në Skoci u testuan 5 persona por rezultatet fatmirësisht ishin negative. Ndërsa tani nëntë të tjerë tani po presin rezultatet.

Nga 5 të testuarit 4 kanë qenë në Kinë për turizëm bënë me dije autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar.

Në të gjithë botën janë prekur 820 persona, ndërsa sot në Kinë është shënuar edhe viktima e 25.

Gjatë ditës së djeshme mediat raportuan se virusi mund ta ketë origjinën nga gjarpërinjtë, ndërsa mediat në Kinë kanë izoluar qytetin ku u shfaq pikërisht ky virus.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*