TEL AVIV
Holanda është fituese e Eurovizion 2019. Duncan Laurence, më këngën ‘Arcade’ dërgon në Holandë trofeun e Festivalit Europian të këngës. Vota e publikut ishte përcaktuese për renditjen e këngëtarëve, pas votimit të jurive profesioniste, duke e renditur Holanden me 492 pikë në total. Në vendin e dytë në klasifikim u rendit Italia me 465 pikë ndërsa Rusia mundi të sigurojë vendin e tretë me 369 pikë.
“E mora historinë nga një person i dashur që vdiq në moshë të re. Arcade është histori për kërkimin e dashurisë së jetës”, tha fituesi i Eurovizion 2019 Duncan për fabulën e këngës. Fitorja e Duncan Laurence shënoi herën e parë që Holanda ka fituar
në Festivalin e Eurovizion që nga viti 1975.




