Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka pranuar marrëveshjen e qeverisë shqiptare dhe famijlarëve të viktimave të 21 Janarit për masën e shpërblimit.

Shpërblimi më i madh do të përfitohet nga bashkëshortja dhe i biri i Faik Myrtajt, të cilët do të marrin nga 39 mijë euro secili,  ndërsa përfitues është edhe Ilmi Deda, vëllai i Hekuran Dedës, që do të marrë 15 mijë euro,  si dhe bashkëshortja e Ziver Veizit, e cila do të marrë 10 mijë euro.

Pjesë e marrëveshjes përfituese është edhe xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika.

Avokatura e Shtetit paraqiti në korrik 2018 deklaratat për zgjidhje miqësore, të firmosura nga të gjitha palët.

Marrëveshja që në total shkon  103 mijë euro, detyron shtetin shqiptar t’i kryejë shpërblimet brenda 3 muajve.

Rinaldo Myrtaj, EUR 39,000

Mamude Myrtaj, EUR 39,000

Ilmi Deda, EUR 15,600

Alma Rredhi, EUR 10, 000

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*