Partizani do të ketë shumë shpejt trajnerin e ri. Franko Lerda, ish-tekniku i Torinos dhe Leçes, që aktualisht ndodhet në kryeqytet për të mbyllur detajet e fundit të marrëveshjes me drejtorin e përgjithshëm Olsi Rama.51-vjeçari Lerda duket se është i vetmi që plotëson kriteret e përcaktuara nga drejtuesit e kuq, teksa më herët është biseduar me Zdenek Zeman dhe Serse Kozmin, por pretendimet e larta ekonomike kanë bërë që drejtuesit e Partizanit të sprapsen.

Një tentativë e fundit është bërë edhe për ish-trajnerin Sormani. Italo-braziliani ishte i preferuari i presidentit Demi, por jo i drejtorit Rama, që kërkonte tjetër kurs në projektin e tij për skuadrën me të cilën Partizani do të përballojë eliminatoret e Champions Lague.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*