Puna më e vjetër në botë është konsideruar prej kohësh si një zgjedhje e urryeshme dhe pa shumë mund.

Prostitucioni ekzistonte, ekziston dhe do të vazhdojë të ekzistojë, pavarësisht ndalimeve ligjore, kufizimeve, apo edhe statuseve të ligjshme në disa vende, për shkak të arsyeve të ndryshme si varfëria apo situatat e paparashikueshme.

Disa vende zgjedhin të ndalojnë tërësisht praktikimin e prostitucionit, ndërsa disa vende të tjera janë përpjekur ta rregullojnë me ligj, duke iu ofruar punonjëseve të seksit përfitime shëndetësore dhe sociale. Më poshtë, një listë e vendeve se ku prostitucioni është i ligjshëm.

1. Zelanda e Re – Prostitucioni është bërë i ligjshëm në Kiwis prej vitit 2003. Atje ka bordello të licencuara bazuar mbi ligjet e shëndetit publik dhe punësimit, gjë që nënkupton se punonjëset marrin përfitime sociale, si çdo punonjës tjetër. Të paktën një lëvizje progresive.

2. Australia – Statusi ligjor i prostitucionit në ishullin kontinent varion nga shteti në shtet. Ai është dekriminalizuar në disa zona, por mbetet ende i paligjshëm në disa të tjera. E njëjta gjë mund të flitet edhe për bordellot. It is decriminalised in some areas, and illegal in other parts. Same goes for for brothel oënership. Australianët, gjithsesi e pëlqejnë këtë lloj argëtimi.

3. Austria – Prostitucioni është tërësisht i ligjshëm në Austri. Prostitutave u kërkohet të regjistrohen, t’u nënshtrohen “checkup”-eve periodike për gjendjen shëndetësore, të jenë mbi 19 vjeç dhe të paguajnë taksa. Pavarësisht kësaj, ekziston ende trafiku i qenieve njerëzore dhe prostitucioni i detyruar me forcë në vendin e Europës qendrore.

4. Bangladeshi – Prostitucioni mes meshkujve është i paligjshëm, ndërsa çdo gjë tjetër është e ligjshme. Edhe pse problemi i trafikimit është disi i ulët, ai mbetet i rëndë pasi ndikohet nga korrupsioni i lartë. Të qenit tutor dhe zotërimi i një bordelloje janë gjithashtu të ligjshme.

5. Belgjika – Belgët janë përpjekur të largojnë stigmatizimin, dhunën dhe frikën e lidhur me prostitucionin, jo vetëm duke e legalizuar atë, por duke ngritur shtëpi publike shtetërore me teknologji gjurmësh gishtërinjsh dhe “bagde”.

6. Brazili – Prostitucioni si i tillë është i ligjshëm këtu, gjithsesi mund të shkatërroheni totalisht nëse synoni drejtimin e një biznesi të tillë thjesht për lavdi.

Rezultate imazhesh për sao paolo prostitution

7. Kanadaja – Të prostituosh vetveten është e ligjshme, por të paguash për seks është bërë e paligjshme që prej fundit të vitit 2014. Ky sistem me të meta të thella i vendos punonjëset e seksit në një situatë tejet të rrezikshme.

8. Kolumbi – Të punosh në industrinë e seksit në Kolumbi është e ligjshme, ndërsa të qenit tutor jo. Prostitucioni është i përhapur kryesisht në qytete si Cartagena dhe Barranquilla.

9. Danimarka – Prostitucioni është i ligjshëm edhe këtu. Qeveria ndihmon madje edhe ata me aftësi të kufizuara, duke iu hequr kostot shtesë që disa prej tyre duhet të paguajnë.

10. Ekuadori – Çdo gjë e lidhur me punën e seksit është e ligjshme. Mund të shesësh trupin, të drejtosh një bordello, ose të jesh tutor pa pasoja ligjore. Gjithsesi të detyrosh të tjerët për të prostituuar është një problem këtu.

11. Franca – Prostitucioni është i ligjshëm në Francë, edhe pse ngacmimet në publik janë ende të paligjshme. Të qenit tutor dhe hapja e bordellove në Francë janë konsideruar të paligjshme që prej vitit 1946, pas Luftës.

12. Gjermania – Prostitucioni u legalizua në vitin 1927, madje ka edhe bordello shtetërore. Punonjëseve u ofrohen sigurime shëndetësore, u kërkohet pagimi i taksave, por ato marrin edhe përfitime sociale si pensionet.

13. Greqia – Fqinji helen është përpjekur të imitojë modelin gjerman, duke e përfshirë prostitucionin si një punë e zakonshme në shoqëri. Punonjëset e seksit kanë të njëjtat të drejta me të tjerët, e madje duhet t’iu nënshtrohen “checkup”-eve shëndetësore shpesh.

14. Indonezi – Nëse do ta veçosh prostitucionin, ai nuk shihet në asnjë rresht ligji apo në ndonjë formë të qartë, megjithatë mjafton që thuhet se tregtia e seksit është e ligjshme. Kjo nënkupton se detyrimi me forcë për ushtrim prostitucioni, apo trafikimi i të miturve janë tejet të rrezikshme.

15. Holanda – Si një prej shteteve më të famshme në botë për punonjëset në dritaret e rrugicave me drita të kuqe, prostitucioni atje nuk ka sesi të mos jetë i ligjshëm, ashtu sikurse edhe disa vese të tjera. Holandezët kanë pasur gjithmonë një qasje më mendjehapur në përballimin e gjërave që mund të konsiderohen tabu diku tjetër.

16. Praga, në Republikën Çeke – Për këtë qytet fjalët janë të pakta, veprat shumë më të shumta. Prostitucioni është i ligjshëm, e madje mund të gjesh çifte të dashuruarish në ambiente publike, sigurisht duke ruajtur momentet kur s’ka kalimtarë.

Imazh i ngjashëm

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*