Lungomare do të vijojë punimet në segmentin nga rrapi në Ujë të Ftohtë në drejtim të tuneli në një segment me gjatësi 1.3 km. Takimi me arkitetët e projektit është zhvilluar në Bashkinë e Vlorës ku janë diskutuar detajet. Dritan Leli, kreu i bashkisë sqaroi se ky do të jetë një projekt ambicioz dhe inovativ
Arkitekti britanik i projektit tha se po punojnë mbi disa detaje të cilat do të definohen për konkludimin e projektit final. Materialet që do të përdoren do të jenë të njëjtë me ato të përdorura në Lungomare deri tani. Lidhjet me vijën bregdetare do të jenë me  zbritje me shkallë, duke integruar çdo hapsirë bregdetare  e duke e kthyer atë në akses publik. Pjesë të integruara të projektit do të jene disa pishina, për të rritur e fëmijë me ujë deti për të krijuar hapësira të integruara mes shetitores dhe detit.
Ndërsa lidhjet në njësitë e shërbimit do të jenë nëntokësore me zbritje në det, lidhje  panoramike me plazhin etj. Parkimet do të jenë gjithashtu të parashikuar në fillim dhe fund të shëtitores.
Faza dytë e Lungomares do të nisë në vjeshtë nga Kalaja në drejtim të Orikumit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*