3 pikë për të mbajtur të ndezur shpresën, 3 pikë për të rritur moralin brenda grupit, 3 pikë për tifozët, praktikisht një fitore që erdhi në momentin e duhur, një fitore që i shërben shumë dhe trajnerit Edi Reja, një fitore që ishte detyrim. Shqipëria nuk ishte e bukur, madje nuk ishte as në nivelin e transfertës kundër Islandës, nxituan shumë në pasin final, ndërsa ishin shumë të prekshëm në prapavije, pavarësisht modestisë së ofensivës moldave, por ishte një ekip me zemër, vrapuan shumë për të marrë një fitore që shpëton rrugëtimin e tyre në “Euro2020”

.5 ndryshime nga transfera islandeze, Edi Reja hodhi në fushë një formacion nga e para por e vetmja gjë që nuk ndryshoi ishte skema. Rikthehu Mavraj në formacion me statusin e kapitenit, nuk preku Veselin dhe Ismajlin në rreshtimin me tre, nuk ndryshoj as krahët me Hysaj dhe Lenjanin ndërsa mesfusha ishte totalisht ndryshe duke ulur në stol Xhakën dhe Bashën për të dhuruar një fanellë titullari Ramadanit dhe Kaçes. Riktheu në majën e sulmit Sadikun i mbështetur nga Uzuni. Hysaj dhe Lenjani shtynë shumë nga krahët, depërtuan shpesh deri në zemrën e mbrojtjes kundërshtare por nuk ishin të saktë as në pasin final e as në goditje.

Futbollisti Odise Roshi u kthye në fushë pas një mungese të gjatë për shkak të një dëmtimi.

Ai u fut në ndeshjen kundër Moldavisë mbrëmjen e së martës, për të zëvendësuar Lenjanin.

Por rikthimi i Roshit mesa duket ka sjellë fat për Kombëtaren.

Në një postim në Facebook ai u shpreh se ndihet mirë kur njerëzit i thonë se i sjell fati skuadrës kombëtare.

“Jam shum i gezuar qe u riktheva me asist dhe fituam ndaj Moldavis.Krahu im eshte i djathte po sot kam debutuar mire ne krahun e majte. Jam shum i lumtur. Kam kaluar nje periudh te gjate demtimi ,edhe me tranjerin kam folur me ka then qe jam lojtar i rendesishem per skuadren. Ka pasur besim te mua ,shpresoj se ja kam shperblyer. Para se te hyja kam biseduar me tranjerin qe do luaj ne krahun e majte ,nuk kam menduar per krahun e djathte. Ndihem mire kur njerzit me thon se i sjell fat Kombetares,”-shkroi futbollisti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*