Një grup të rinjsh janë përplasur mes tyre me armë zjarri pak çaste më parë në qytetin e Laçit, ndërsa raportohet se kanë mbetur të plagosur dy të rinj.

Grupi hetimor dhe policia ka rrethuar zonën. njohtohet se përplasja mes  të rinjve ka ndodhur në qendër të qytetit.   Dy persona mbetën të plagosur, dhe ndodhen në një spitali privat në Tiranë për një mjekim më të specializuar.

Mësohet se fillimisht sherri verbal ka nisur brenda ambienteve të një lokali mes të rinjve dhe më pas ka degjeneruar në përplasje me armë pasi kanë lënë ambientet e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15 në një lokal në lagjen Nr.1 të qytetit. Mësohet se viktimat janë shtetasit Mikel Jushi, 35 vjeç dhe Jani Jushi, 30-vjeç, djem xhaxhallarësh. Ata u nisën me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve dhe kanë ndërruar jetë në sallën e operacionit.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 Laç, afer një lokali ka patur të shtëna me armë zjarri. Për pasojë dyshohet se kanë mbetur te plagosur 2 shtetas, M.J dhe J.J., të cilët janë dërguar në   gjendje te rëndë per jetën në Tiranë  për ndihme mjekësore.Në vendngjarje mberriten shërbimet e Rendit dhe të Policisë Kriminale, që kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe përballjen e tyrë me drejtësinë.

Disa shërbime të tjera policore kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijon shoqerimi i përsonave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.Për shkak të hetimit nuk mund të bëhen publike të tjera  detaje qe lidhen me ngjarjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*