Një burrë 42-vjeçar nga Japonia ka humbur jetën në avion pasi konsumoi 246 qese me kokainë.

Mjekët pas autopsisë verifikuan sasinë e lëndës narkotike e cila iu gjet në stomak dhe konfirmuan se kjo gjë i shkaktoi fryrje në tru.

42-vjeçari filloi të bënte veprime të dhunshme gjatë fluturimit nga Bogota për në Kolumbi me një ndalesë në Meksikë.

Ende nuk është mësuar se sa minuta para se të niste fluturimi burri kishte konsumuar kokainën.

“Stafi vuri re që një person po shkaktonte trazira dhe kërkoi ulje emergjente për në Hermosillo, Sonora. Kur avioni u ul në orën 2 të mëngjesit, infermierët e deklaruan të vdekur”, thanë autoritetet meksikane.

Avioni mbante 198 pasagjerë dhe pas uljes emergjente në Meksikën veriore, vazhdoi sërish fluturimin

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*