Janë zbuluar ditën e sotme detaje të reja për të riun 33 vjeçar nga Elbasani Kreshnik Musabelliu, të cilit policia njoftoi se i kishte vendosur një ditë më parë sekuestro preventiv pasurisë që kap shifrën e 700 mijë eurove.

I riu ka në pronësi në Elbasan studion muzikore “Mojo”, e cila bashkëpunon me këngëtarët më të mëdhenj shqiptare. Me studion në Elbasan kanë bashkëpunuar këngëtare si Agon Amiga, Cozman, Alar Band, Onat. I njohur ndryshe si Niku i Mojos studio e tij ka realizuar klipet muzikore të këngërarëve më të mëdhenj.

Musabelliu në Elbasan njihet si nje person mjaft i pasur, ndërsa posedon një nga palestrat me luksoze në qytet. Ka emigruar në disa vende te Europës, ndërsa dyshohet se ka pasur probleme me drogën kryesisht me drejtesinë italiane. Gjithashtu emri i Musabelliut lidhet me atë të Besnik Braka, nip i këtij të fundit, i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe asaj të Durrësit për trafik droge dhe korrupsion aktiv.

Informacioni paraprak i policisë:

Finalizohet operacioni “Invest”, për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal

Vendoset sekuestro preventive ndaj pasurive të paluajtshme  në pronësi të 33-vjeçarit, që arrijnë vlerën e rreth 700 000 Eurove.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të hetimit të procedimit penal të regjistruar pranë kësaj Prokurorie, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, gjatë paradites së sotme u finalizua operacioni policor i koduar ” Invest”, për vendosjen e sekuestrove preventive ndaj pasurisë së 33-vjeçarit M. K.,

Në kuadër të operacionit u kryen veprimet procedurale dhe u vendos sekuestro preventive për pasuritë e paluajtshme, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal, si më poshtë:

-1 apartament me sipërfaqe 350 m2

-1 truall me sipërfaqe 5000 m2.

-1 ndërtesë 200 m2

-1 automjet

Nga vlerësimi paraprak i pasurive të sipërshënuara, rezulton se ato arrijnë vlerën e rreth 700 000 Eurove.

Në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, po vijojnë hetimet dhe verifikimet, për evidentimin e pasurive të tjera të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të këtij shtetasi.

Policia e Shtetit është e vendosur për të gjurmuar, evidentuar dhe sekuestruar çdo pasuri a vlerë monetare, që rrjedh nga aktivitet kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*