Cfarë ndodh kur një kompani apo një biznes i madh nuk mundet ta paguajë kredinë e dhënë nga banka për të mbuluar pagat e punonjësve? Në një lidhje me Skype me News 24, ministria e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj sqaroi se.

“Si minstre do thoja që është marrëdhënie mes bankës e klientit, në rastin e marrjes së kësaj kredie ne flasim për bizneset që kanë një marrëdhënie të shëndetshme me bankat, kjo do të cojë në një disburzim të këtij fondi, 3 muajt e parë e thamë që nuk do ketë asnjë këst mujor, në 3 muajt e ardhshëm nëse kompanitë marrin likuiditet rinis pagesa, pra kthimi i kësteve të banka por sipas likuiditetit. Këtu ke një mundësi, para se të shkosh te kolaterali që është garancia sovirane. Pra biznesi dhe bankat mund ta vendosin vetë masën e magesës së këstit,. Mund të jetë më i ulët 6 muajt e parë dhe më i lartë më vonë”,- tha Denaj.

Ministrja Denaj e ilustroi me një shembull konkret sqarimin e saj.

“Nëse e merr kredinë në 20 prill, pra deri në 3 muaj nuk paguan më shumë se sa interesi, pra jo të gjithë këstin. Pas tre muajsh paguan këstin e parë, nëse atë muaj ka vështirësi, bizneset do hyjnë në marrëdhnie me bankën…programojnë bashkë që në 2 vjet të vendosin edhe këste iregulare, pra që 6 muajt e parë kësti të jetë më i ulët dhe pastaj më i lartë. Nëëse gjatë kësaj kohe biznesi shkon në bankë dhe tregon pasqyrat financiare sigurisht banka do vendosi si ta ristrukturojë më tej ose jo marrëdhënien me të”,- tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*