Nga Agron Brataj
Vlorë, 70 % pasagjerë më pak, bilanc negativ në port për shkak të pandemisë ,Ministrja Balluku premton se do tju vij në ndihmë kompanive për heqjen e taksave Portuale.

Me rreth 70 % pasagjerë më pak se një vit më parë, porti i Vlorës shënoi një bilanc negativ në lëvizjen e udhëtarëve gjatë pandemisë.
Rritje shënoi vetëm lëvizja e mallrave.
Porti i Vlorës, duke qenë port turistik normal që nuk ka rezultatet që ka pasur vitin e kaluar. Lëvizja e mjeteve dhe e njerëzve është e kufizuar vetëm për njerëzit, ndërsa si mallra në port kanë kaluar 102%.
Bilanci negativ i lëvizjes së pasagjerëve nga Porti i Vlorës u thellua në muajin Shtator.
Festim Skëndaj, shefi i përpunimit të trageteve thotë se fluksi i ulët i lëvizjes është pasojë e kufizimeve për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Porti i Vlorës lëvizjen kryesore ka lëvizjen e njerëzve dhe turizmin. Deri më sot ka pasur 5000 hyrje dhe dalje, nga 12 mijë që duhet të kishte normalisht.”
Qarkullimi i mallrave ndërkohë ka shënuar rritje.
I vetmi zë që kemi tejkalim është ai i mallrave.
Transporti detar i pasagjerëve kryhet mbi bazë të protokolleve anti-Covid, në dalje lejohen të udhëtojnë vetëm disa kategori, ndërsa në hyrje kufiri është i hapur.

Ndërkoh duhet marë parasysh shpenzimet e mëdha që po hasin kompanit e Trageteve që operojn në këtë Port
Kohët e fundit Ministria e Trasportit Bemilda Balluku ka shprehur se do tju vij në ndihmë këtyre kompanive në lidhje me taksat e detyrimeve portuale.
Duhet theksuar edhe puna e palodhëshme e Policis kufitare te portit të Vlorës pasi kohët e fundit jan shtuar në mënyr të ndjeshme kamionat edhe nga Maqedonia, Kosova, Serbia për shkakë të çmimeve të ulta që Trageti Ionian Star po operon në kohën e Pandemis duke ju ardhur në ndihmë bisneseve të dëmtuara nga Covid 19.
Po ashtu është për tu marë në konsiderat edhe puna që po bëjnë punonjësit e Siguris Portuale pasi Porti i Vlorës nuk ka ambiente komode që mundë të përballojn trafikun e kamionave që po operojn aktualishtë në këtë Portë
Ato po tregojn vërtet një profesonializëm të veçantë për të mbajtur nën kontroll situaten.




