
Flamurtari u mposht me rezultatin 2-1 nga Iliria në stadiumin “Redi Maloku”. Për vlonjatët u rikthyen sërish problemet me gjykimin, ndërsa sfida ishte e vlefshme për javën e tetë të Kategorisë së Parë.
Iliria po fitonte 1-0 falë supergolit të Adolf Selmanit në pjesën e parë. Flamurtari ndihet i vjedhur ndërkohë për një episod në minutën e 58-të. Pikërisht në atë minutë ishte Jakup Berisha i Flamurtarit që do të kishte barazuar shifrat.
Asistenti Ani Kociaj sinjalizoi për pozicion jashtë loje, teksa VAR-i mungonte. Daniel Vrapi ndërkohë ishte kryesori i këtij takimi ku pati ankesa për gjykimin nga miqtë.
Pas përfundimit të ndeshjes, mes gjyqtarëve në fjalë dhe tifozëve të Flamurtarit po ashtu kishte ofendime në distancë. Flamurtari mban vendin e pestë në renditje, me 3 pikë më pak se Iliria dhe Kukësi që kryesojnë.




