Nga Agron Brataj

Pas 87 vitesh, Shqipëria ka firmosur sot një marrëveshje e re ekstradimi me SHBA, e cila do të zëvendësojë traktatin e vitit 1933.

Marrëveshja u firmos nga Yuri Kim dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Në fjalën e saj, ambasadorja e SHBA u shpreh se ky traktak i jep fund pandëshkueshmërisë së kriminelëve. Kim vuri theksin edhe tek SPAK dhe BKH, dy struktura që kanë mbështetje të fuqishmë nga SHBA.

“Marrëveshja zëvendëson traktatin e 1993. Ky traktat siguron një tjetër armë të fuqishmë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së kriminelëve. Nuk do të ketë asnjë strehë të sigurtë për asnjë kriminel. SHBA ka luajtur një rol kritik në mbështetjen e Shqipërisë. Efikasiteti i Shqipërisë në luftën ndaj krimit ndërkombëtar është tregues për integrimin në BE”, tha Kim.

Kim vuri theksin edhe tek SPAK dhe BKH, dy struktura që kanë mbështetje të fuqishmë nga SHBA.

“SHBA ka luajtur rolin si një partnerë efikasë. Sa më efikase të jetë Shqipëria për të ndjekur krimin ndërkombëtar, aq më afër integrimit do të jetë. SHBA do të jenë afër Shqipërisë, pavarësisht sfidave që përballet. Mbështesim punën e Prokurorisë së Posaçme. Ne po punojmë dhe me BKH, duke ndihmuar në zgjedhjet më të mira, për të gjetur hartuesit me të mirë. Suksesi i SPAK nuk është vetëm çka SHBA presin, por është edhe ajo që shqiptarët duan. Vlerësoj marrëveshjen e ekstradimit mes vendeve dhe shpresoj se do të zbatohet shumë shpejt. Partneriteti ynë është jetë gjatë, miqësia jonë është e përhershme”,tha Kim.

Çfarë parashikon marrëveshja

Me marrëveshjen e re do të realizohet zgjerimi dhe përditësimi i kategorive të veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradimi nga palët, mbi bazën e parimit të kriminalitetit të dyfishtë, duke përfshirë tashmë edhe veprat penale më të reja si ato me karakter financiar, tatimor dhe doganor, korrupsionin, veprat mjedisore, veprat në fushën informatike e çdo vepër që dënohet me heqje të lirisë për një periudhë maksimale prej më shumë se një  viti  ose për një dënim më të rëndë.

Marrëveshja shërben si një sinjal i qartë dhe i vendosur ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, se askush nuk do të gjejë asnjë strehë për t’iu shmangur zbatimit të ligjit penal në SHBA apo në Shqipëri. Ekstradimi është për vepra penale me mbi 1 vit burg dënim.

Kujtojmë se marrëveshja e vitit 1933 nënshkruar nga Faik Konica, Ministri i Shqipërisë në Uashington dhe Cordell Hull, Sekretari i SHBA në atë kohë. Traktati ka pasur qëllim shkëmbimin e ratifikimeve të Traktatit të Ekstradimit midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të nënshkruar në Tiranë në 1 Mars 1933.


Albaniatimes.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*