Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar pas betimit të anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo.

Në një postim në rrjetet sociale. Soreca e cilëson si arritje të konsiderueshme dhe se përgëzon Përparim Kalon dhe i uron punë të mbarë atij dhe anëtarëve të tjerë të gjykatës.

“Sot z.Përparim Kalo është betuar te Presidenti Ilir Meta si anëtari i 6-të i Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë atë dhe i dëshirojmë punë të mbarë atij dhe të gjithë anëtarëve pasi Gjykata tani është funksionale, një arritje e konsiderueshme për qytetarët dhe reformën në drejtësisë”, shkruan Soreca.

Pas gati tre vitesh në ngërç, Gjykata Kushtetuese u bë funksionale, pasi Presidenti firmosi dje emërimin e anëtarit të gjashtë, Përparim Kalo, i cili sot bëri betimin.

Gjashtë anëtarët e Gjykatës Kushtuetuese janë Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj dhe Përparim Kalo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*