Një gjykatës i lartë në Bradford në Britaninë e Madhe ka ngritur një shqetësim, në lidhje me trafikantët shqiptarë, të cilët janë arrestuar dhe gjykohen në Angli.

gjykatësi Richard Mansell është duke kërkuar një përgjigje për pyetjen se pse burrat shqiptarë, të cilët janë trafikuar në Angli dhe janë kapur duke kultivuar ferma me kanabis kanë mundësi të përfaqësohen nga avokatë privatë.

Shqetësimi i gjykatësit erdhi pasi ai refuzoi të revokonte urdhrin e përfaqësimit të një adoleshenti shqiptar, shtetasit Agzon Kortoci 19 vjec.

Sipas mbrojtjes së 19-vjecarit, ai është trafikuar në Britani dhe ka qenë i detyruar të punonte për një bandë kriminale.

Gjykatësit Mansell tha se familjarët dhe anëtarët e komunitetit në Shqipëri, ishin mbledhur për të paguar përfaqësimin ligjor privat

Por ai pyeti se si mund të ndodhte që Kortoci dhe të tjerët në një pozicion të ngjashëm, të cilët ishin trafikuar në vend me një kamioni për të bërë një jetë më të mirë për veten e tyre, të kenë mundësi të paguajnë fatura të shtrenjta ligjore.

“Ka diçka shumë, shumë shqetësuese në lidhje me këtë,” tha gjykatësi.

Sipas tij, ose familjarët e tyre kanë para që  i kanë marrë nga aktivitetet e paligjshme i fëmijëve të tyre, ose vetë vijnë bandat kriminale.

“Unë jam duke referuar disa raste për të parë se çfarë po ndodh këtu,” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*