
Kërcënoi familjarët se do shpërthejë bombolën e gazit, policia dhe FNSH arrestojnë të riun në Vlorë
Dyshohet se pas një sherri me bashkëmoshatarë të tij, policia është vënë në ndjekje të të riut, i cili ka vendosur të mos dorëzohet duke u mbyllur në banesë nga ku kërcënon se do të vrasë familjarët.
Policia ka rrethuar zonën dhe po negocion me të riun për ta bindur ta dorëzohet ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
Megjithatë i riu nuk pranon negociata me uniformat blu.
Gazeta “Albaniatimea mëson se ai ka lidhur një bombol gazi me derën dhe kërcënon se nëse policia do t’i afrohet do ta shpërthejë.





