
Pas videos së publikuar një ditë më parë në rrjetet sociale janë pezulluar nga detyra 4 punonjës të forcave “Shqiponja”
Ata kanë qëlluar me armët e shërbimeve në ajër dhe në kundërshtim me ligjin, kështu që ndaj tyre ka nisur edhe një hetim disiplinor dhe penal nga SHÇBA.
Në videon e publikuar në JOQ ata u shfaqën duke festuar me të shtëna arme ditëlindjen e shefes së tyre. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Zadrimës, në segmentin Lezhë-Shkodër, ku dhe po organizohej festa.
Sipas burimeve te pezulluar nga detyra janë inspektorët R. P., Xh. N., A. Sh. dhe R. M.
Po sipas burimeve bëhet me dije se nga strukturat e SHÇBA-se ka filluar procedimi penal për këta punonjës.
Ndërkohë ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore “Sjellje e rëndë diskretituese”.




