
Kandidatja Pranvera Resulaj takon banorë të lgj.”Pavarësia”
Resulaj-Mandati i 3-të është për cdo qytetar shqiptar
Në vijim të takimeve në Rajonin 3, kandidatja e PS Pranvera Resulaj është takuar me banorë të lagjes “Pavarësia”,ndërsa shoqërohej nga prefekti i Qarkut Flamur Mamaj.
Investimet në Vlorë nga qeverisja socialiste nuk përfundojnë me këtë mandat të 2-të ,por vijimësia e tyre do të synojë përmirësim të ndjeshëm
të jetesës së banorëve.Kështu e ka nisur fjalën e saj kandidatja me numrin 1 në listën e kandidatëve socialistë, Resulaj.
Janë të prekshme ndryshimet e mëdha që ka pësuar Vlora në qeverisjen e PS dhe Edi Ramës, ka nënvizuar kandidatja Resulaj
Mandati i 3-të është mandati i cdo qytetari që do të pasojë projektet zhvillimore që nuk duhet të ndërpriten
Banorët e lagjes “Pavarësia”pjesëmarrës në takim, i shprehën kandidates socialiste mbështetjen për Partinë socialiste dhe liderin e saj Edi Rama




