
Takim me banorët e fshatit Bredenesh Sarandë, ka qenë ndalesa e radhës e drejtuesit politik të Partisë Demokrarike Bujar Leskaj. Në shoqërinë edhe të kandidatëve Ina Zhupa dhe Jolio Dine, Leskaj ka folur nga afër me banorët ku ka dëgjuar dhe problemet e tyre për të cilat është angazhuar tu japë zgjidhje me ardhjen në pushtet. Për kandidatin për deputet Jolio Dine, problemet e Bredeneshit janë jetësore dhe këto mungesa të mëdha për ta janë pasojë e mungesës së vëmendjes nga qeveria aktuale.
Për pritjen e banorëve të Bredeneshit, Leskaj ka thënë se është një respekt të cilin ai dhe qeveria Basha do dijë ta shpërblejë pas 25 prillit.
Leskaj ka folur edhe për deklaratën e kryeministrit për largimin e rinisë shqiptare dhe ardhjen e emigrantëve si fuqi punëtore. Leskaj ka thënë se largimi i të rinjve është përgjegjësi e shtetit, nga mungesa e politikave motivuese.

Për banorët e Bredeneshit, politikat e qeverisë Rama kanë qenë dëmtuese dhe jo në favor të tyre. Ata thonë se në 8 vite për ta nuk është bërë asnjë investim, jo vetëm për Bredeneshin por për gjithë Sarandën.
Sinkron Banorët.
Banorët e Bredeneshit kanë dhënë mbështetjen e tyre për Partinë Demokratike dhe programin e saj.
I përqendruar në jug të vendit, takimi i radhës përballë banorëve i Bujar Leskaj ka qenë Ksamili.
Në takimin me banorë, pjesa më e madhe e tyre me aktivitete sezonale gjatë verës, Leskaj ka folur për programin e Partisë Demokratike në mbështetje të biznesit dhe turizmit.
Edhe në Ksamil Leskaj ka qenë i shoqëruar nga kandidatët Ina Zhupa dhe Jolio Dine.
Kandiatja për deputete Ina Zhupa ka thënë se terrorit të administratës ndaj banorëve dhe bizneseve të Ksamilit i ka ardhur fundi.

Për drejtuesin politik, Bujar Leskaj 25 prilli do të jetë dita që ekonomia familjare, puna e banorëve të Ksamilit, biznesi i tyre do të marr frymë lirisht. Administrata publike la thënë Leskaj, fatkeqësisht sot është në shërbim të disa qeveritarëve dhe në dëm të biznesit. Por kjo do marr fund së shpejti.
Leskaj ka bërë edhe një herë thirrje banorëve të mos bien pre e shantazheve dhe presioneve që sekti Rama po bën, të mos shesin votën, por të mendojnë për të ardhmen e familjeve dhe fëmijëve të tyre.
Sinkron Leskaj
Për banorët qeveria Rama në këto 8 vite ka masakruar biznesin e Ksamilit me taksa e tatime të papërballueshme.




