
PS,Kandidatja Pranvera Resulaj takon banorë të lagjes’’Dëshmorët’’
Resulaj-Cdo shqetësim juaji do të jetë dita ime e punës
Kandidatja socialiste për deputete në zgjedhjet e 25 prillit Pranvera Resulaj . vijon takimet me banorë të Rajonit 3,ndërsa ëshë ndalur në lagjen ‘’Dëshmorët ‘’,shoqëruar nga prefekti I Qarkut Flamur Mamaj. Në formën e një bashkëbisedimi kandidatja Resulaj duke vënë theksin tek vota për një mandat të tretë,ka bërë një krahasim të situatave të vendit nga mandati I parë socialist tek ai I dyti ,ballafaquar me punën e madhe të qeverisjes socialiste,sipas saj .

Në Rajonin 3 sipas kandidates Resulaj nuk mungon prezenca e biznesit të vogël ,ndaj dhe është ndalur në zhvillimet krahasuese në këtë sector që sot është cliruar nga informaliteti sipas saj,ndërsa ka kërkuar mbështetjen e banorëve të pranishëm për të votuar Edi Ramën
Pranvera është një nga shembujt më pozitivë të administratës sonë.Kështu është shprehur prefekti Flamur Mamaj gjatë përshëndetjes së tij
Vlora është bërë vetëm nga Edi Rama dhe qeverisja socialiste ndaj dhe vota jonë është për Ps dhe Edi Ramën .Kështu janë shprehur banorë të lagjes ‘’Dëshmorët’’ duke konfirmuar mbështetjen e tyre ndaj PS dhe Edi Ramës.




