Blendi Gonxhja në faqen e tij FB ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me bllokimin e Aeroportit nga vëllai ish Deputetes JORIDA TABAKU mbi të gjitha bllokimin e ardhjes së vaksinave në aeroportin e Tiranë duke i kërkuar shkoj në Prokurori dhe të deponoj pasi, Burrat e vërtetë nuk fshihen pas fustanit të motrës!
Nga Agron Brataj

Kryebllokuesi i Rinasit/ SHTETI SHQIPTAR PAGOI 57 MIJË EURO BURSË PËR VËLLAIN E JORIDA TABAKUT
***
Nuk u janë kursyer rrogat e larta kontrollorëve strumbullarë të bllokimit të Rinasit. As benefitet, as përfitimet financiare dhe materiale. Sot vazhdojmë përsëri me batërdinë e zyrtarit shqiptar që fyeu edhe ligjin, edhe misionin, eshe atdheun.

Kryestrumbullari i bllokimit të aeroportit, drejtori i standarteve në Albcontrol, Fisnik Tabaku, punonjës prej 13 vitesh i aviacionit, në vitin 2010-2012 ka përfituar bursë të paguar nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar për studimet e tij master në Universitetin Leiden në Hollandë. Për gati 20 muaj studime, vëllait të opozitares i janë paguar shkolla, qereja e banesës dhe shpenzimet ditore kokër më kokër 57 mijë e 600 euro nga taksat tona. Njeriu që duhet të justifikonte rrogën e lartë, dietat, privilegjet dhe bursën me paratë e shqiptarëve, dje ua futi shqiptarëve duke ua bllokuar bashkë me sivëllezërit e tij militantë, të vetmin aeroport ndërkombëtar.
Jorida, fol me vëllain dhe le të dalë të përgënjeshtrojë bursën e shtrenjtë e ndërkohë të mos fshihet por le të shkojë në prokurorinë e Tiranës të deponojë. Burrat e vërtetë nuk fshihen pas fustanit të motrës!
Sot në darkë nuk vinë vaksinat e porositura për popullatën. Nuk do ulen e as do ngrien 18 fluturimet e orarizuara për dhe nga aeroporti i Rinasit. Punonjësit e Albcontrollit megjithëse kanë një vit për shkak të pandemisë që rrogat e tyre nga 6 milionë lekë/muaj u kanë shkuar në 3.2 milionë, gjetën kohën më të papërshtatshme për të penguar funksionimin e të vetmit aeroport ndërkombëtar. Në krye të 65 punonjësve rebelë, qëndron Fisnik Tabaku, vëllai i opozitares Jorida Tabaku që me urdhër partie po strumbullon një vepët të rëndë penale duke cënuar sigurinë kombëtare. Fisniku, drejtor i cilësisë dhe standarteve në Albcontrol ka qysh prej janarit 2021 që tenton e organizon pengimin e ardhjes së vaksinave antiCovid në Republikën e Shqipërisë duke rrezikuar jetën e qindra e mijëra qytetarëve shqiptarë.
Mes gjithë kësaj loje të pështirë e plot rreziqe shëndetësore e penale, ti Jorida Tabaku duhet të ngrihesh mbi patetizmin militantesk e ti japësh urdhër tët vëllai tu bëjë thirrje grevistëve milionerë të hapin qiejt e Shqipëri, të lejojnë vaksinat të prekin tokën tonë e të mos luani me shëndetin e njerëzve në këtë kohë kolere ku kolerat e partive do neveriten edhe prej historisë!




